Startseite
Schweiz
Lange galten Kosovaren als die Bösen: Themen wie Raser, Zwangsheirat oder Blutrache machten Schlagzeilen. Das hat sich geändert. Was wurde aus den «kriminellen» Kosovaren von damals? Die Frage stellen wir auch auf Albanisch: Çka ndodhi me të vertetë me «kriminelët» Kosovarë të asaj kohe? Diesen Text publizieren wir in Albanisch – ein Link führt zur Version auf Deutsch.
Hier gehts zur Version auf Deutsch: Raser, Zwangsheirat, Blutrache – das war einmal: Jetzt sind die Kosovaren die Guten.
Debati lidhur me kriminalitetin e të huajve, në realitet ka qenë debat për ballkanasit. Per shkak të këtij debati ne jemi dakort dhe e kemi qitur në votim për zbatimin e iniciativës për debim. Çka ndodhi me të vertetë me «kriminelët» Kosovarë të asaj kohe?
Askush nuk flet më per Kosovarët. Ata tani nuk janë më në titujt kryesore negative, të lajmeve dhe gazetave. Zbatimi I iniciatives per debim, per te cilën në fund te muajit shkurt doli në votim, i femijes të një kohe, për të cilën në Zvicer u grinden ashpër në lidhje me kriminalitetin e të huajve. Kjo iniciativë rikthehet prap nga partia SVP e cila tentoj në vitin 2012 me «Debiminiciativen» e athërshme. Nga pikpamja e parlamentit të konsiduruar, kërkesat u bënë më të hollësishme, që ashpër të veprohet kunder të huajve kriminel.
Dieser Text erschien in der «Nordwestschweiz» vor einigen Wochen unter dem Titel: «Raser, Zwangsheirat, Blutrache – das war einmal: Jetzt sind die Kosovaren die Guten». Weil er bei unserer Leserschaft sehr gut ankam, haben wir ihn ins Albanische übersetzt und leicht angepasst.
Me emrin «Ausländer» (i huaj) mendohej për «Jugos». Me «Jugos» nga mesi i viteve 1990-ta rritet numri I shqiptarëve të Kosovës. Të cilët për çdo gjë negative I bënin përgjegjës, ata ishin: Vozitës që rrezikojnë jetërat e të tjerëve, rrahës, mashtrues social dhe therës me thika.
Kështu filloi kërkimi në bazën e të dhënave në media informative për kosovarët, Ballkani dhe iniciativa e dëbimit në dy vitet para votimit për dëbim në fund të nëntor 2010 afërsisht 100 artikuj online – dhe artikuj gazetaresk. Megjithatë nëse kërkon në të njejtat kuleare, një kombinim me zbatim të iniciativave, në dy vitet e fundit i gjen më pak se 20 artikuj .
Dhe si përfundim për tu frikësua nga shqipëtaret e Kosoves e proklamuan plakatin me mbishkrimin «shqiptari ther zvicranin» me rastin e iniciativës masë të emigrimit masiv në shkurt të vitit 2014.
Në vitet 1998 dhe 1999 për shkak të luftës në vendlindje kosovarët u kujdesen që të kenë numrin më të madhë të kërkesave për azil në Zvicër. Vitin e kaluar kërkuan në këtë vend rreth 40'000 njerëz azil. Nga të gjithë ata, shumica ishin nga Eritrea, Afganistani dhe Syiria. Në natën e ndërrimit të moteve të vitit të Ri në Këln, nga të gjithë afrikano veriorët i «dhunuan» ngacmuan shumë nga femrat, a jane larguar «zhvendosur» nga dritat reflektoreve kosovarët. A është kjo një shenjë, se shqiptarët e Kosovës vetëm në Zvicer jane të integruar dhe akceptuar? Një shqiptare e Kosovës Albanologe dhe një shkenctare studiuse, e cila diasporën në Zvicër e ka shqyrtuar, e japin pergjegjëjen.
Shumë gjëra në Ballkan janë të komplikuara. Dhe poashtu të komplikuara janë edhe dëshmitë e shqiptareve dhe shqiptarëve në Zvicër. 70 -80 perqind vijnë nga Kosova, e që deri me pavarësimin e saj me 2008 ajo ishte pjesë e Serbisë. Në mënyrë konzervative llogarite janë diku deri 170.000 shqiptarë të Kosovës ne Zvicër prej tyre 100.000 janë shtetas të Kosovës. Pjesa tjeter kanë nënshtetësi dhe pasaportë zvicërane.
Pjesa e dytë më e madhe vjen nga Maqedonia ku shqiptarët janë minoriteti më i madh. Shumë pak shqiptarë vijnë nga Serbija e sotme dhe Mali i zi. Diku rreth 1300 vijne nga Shqiperia .
Shumica e shqiptarëve janë musliman. Një pakicë janë edhe katolik. Shqiptarët ishin të besimit katolik, dhe shumica prej tyre në kohën e Perandorisë Osmane u kthyen në fenë islame. Sepse si muslimanë në kohën e Perandorisë Osmane paguajshin më pak tatim. (dfu)
Ngjajshëm si sot, ishte formuar një valë e refugjatëve dhe tereni për debate për të huajt kriminel. Si puntorë emigrant kosovarët kane ardhur qysh nga vitet 1960-ta në Zvicër. Ata ishin puntorë sezonier dhe fitonin këtu mjaft para, të cilat j`u dergonin familjeve të veta në vendlindje. Me fillimin e luftës në Ballkan të viteve 1990-ta numri i tyre u rrit mjaft shpejt.
Ishin kryesisht të ikur politikë. Dhe në vitet 1998 1999 ishin vite rekorde ku kërkuan azil afër 50'000 kosovarë në Zvicër. Shumica prej tyre kishin të afërm në Zvicer. Por që integrimi i tyre ishte mjaft i vështirë: e që edhe deri më sot ështe numri mjaft i lartë i kriminalitetit të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër dhe shkalla e arsimimit e ulët. Në mungesë të kualifikimit është ende shumë vështirë për ta, të fusin këmbët në rrjedhat e punës.
Ne fillim ishte njejt edhe për familjen e Kaltrina Ahmetaj, asgje nuk ishte ndryshe. Sot 29 vjeqarja shqiptare nga Kosova erdhi si 7 vjeqare në Zvicër. Së bashku me familjen e saj, vëtem pas një viti, pasi që babai i saj me 1993 si i ikur politik e fitoi azilin.
Babai Ahmetaj ishte politikisht aktiv, arsimtar i gjuhës angleze dhe për këtë qëllim ishte i perndjekur. Në fillim nuk gjente punë ne Zvicër. Kaltrina Ahmetaj u angazhua dhe studioi ne Cyrih dhe Bazel komunikimin vizual. Ajo thotë se numri i studenteve me prejardhje shqiptare është rritur shumë: «Në vitin 2008 kam filluar studimet në Cyrih. Shoqata e studenteve shqiptarë ne Universitetin e Cyrihut egzistonte edhe atëherë, por ishin dikund rreth dhjetë persona.»
Sot flet shoqata studentore e shqiptareve në UNI të Cyrihut për 200 pjesëtareve, numër të ngjajshëm të pjestarëve kanë edhe shoqatat ne Bern, Bazel ose edhe Freiburg. Albanologu dhe docenti në PH Cyrih Bazil Schader, e aprovon thënjën «vëzhgimin» e Ahmetajt. «Përpara unë si docent në PH nuk kisha asnjë student shqiptarë por kjo ka ndryshuar tërësisht» thotë ai.
Shumica u orientuan në punë udhëheqëse, ndihmës te mjekut, në arsimim dhe në biznesin komercial. «Aty është aftësia gjuhësore një përparsi e madhe, sepse mundësia për të i u dal në ndihmë shqipëtareve që nuk flasin mirë gjuhën vendase.»
Shumica e të rinjëve shqiptarë nga Kosova ju shkoi më ndryshe se sa Kaltrina Ahmetajt. Një pjesë e tyre erdhën mbasi që lufta veq kishte filluar. Disa prej tyre ishin të traumatizuar. Shqiptarët e Kosovës kishin vështërsi në shkollim dhe kërkim të punës. Shumica mbeten pa punë, edhe rrëshqitën në ndihmë sociale. Jo pak u bënë edhe kriminelë. Rastet e garuesve «vozitjes se shpejt», hakmarrjes, martesave të detyruara i shtynë gazetarët për te t`i mbushur titujt e gazetave.
Me shpejtësi të madhe u rrit debati për kriminalitetin e të huajve. Barbara Burri e ka studjuar popullaten e Kosovës që jeton në Zvicër në një studim që e ka bërë për federaten e Zvicrës. Ndihmësja për zhvillim Burri është e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe tha: «Para shumë kohë Italianet e kishin një imazh të keq, më vonë ishin kosovarët. Këto gjëra ndryshojnë, si italianët edhe kosovarët e kanë kaluar të njejtin proces.»
Burri është e sigurt, se kosovarët e kanë berë një hap shumë përparues dhe të rëndësishem, në pranimin nga zvicëranet. Sepse kanë përjetuar një zhvillim, për të cilën flet e skjaron ajo në vazhdim: Para çlirimit të Kosovës në vitin 1990 shqiptaret e Kosovës në Zvicer kanë qenë të identifikuar me levizjen e pavarsisë dhe me luftëtarët e lirisë simpatizues të UçK dhe në mbështetje të tyre shumë para janë dërguar në Kosovë. Para kësaj e kanë mbajtur dhe financuar shëndetsinë dhe sistemin arsimor. Përafersisht në vitin 2003 ajo u ndryshua: Kosovarët filluan nga kjo kohë jo vetëm banesa të blejnë por edhe të themelojnë biznese private, sidomos në ndërtimtari, pastrim dhe hotelieri. Por më teper u angazhuan duke iu dedikua jetës politike dhe partive në Zvicër.
Sipas Albanologut Shader, shumica e kosovarëve janë shumë mirë të integruar, e jetojnë një jetë që nuk bie në sy dhe një jetë në punë. Shumica e kosovareve kanë nënshtetësi zvicërane. Disa prej tyre sillen më zvicëran se zvicëranët. Një vëzhgim, që Kaltrina Ahmetaj e ka bërë si studente: «Mua me bjen në sy se si kur presim për të fluturua në Kosovë se si ne aeroport me krenari e mbajnë pasaporten zvicerane.»
Kaltrina Ahmetaj pjestarët e kombit të saj i shef çdo herë e më mirë të integruar. Edhe pse ajo i shtron vetes ketë pyetje? Kosovarët në Zvicer janë shumë të lidhur në mes veti. Ajo vërehet sidomos në zgjedhjen e bashkëshort/it-es. «Vëllezerit e mij gjatë pushimeve në Kosovë janë dashuruar dhe ato gra i kanë martua, pas asaj ato patën mundësinë që të vijnë në Zvicër», tregon ajo. Dhe thekson, se për të personalisht nuk ka rendësi origjina për zgjedhjen e partnerit por të këtë interesa dhe mendime të ngjajshme.
Pyetja rreth identitetit e percjellin jetën e saj. Kaltrina Ahmetaj është duke menduar që për një kohë të kthehet në Kosovë. «Arsyeja pse prindërit e mij kanë ardhë në Zvicer, tani në këtë kohë nuk arsyetohet. Lufta ka mbaruar dhe politikisht nuk jemi me të perndjekur.» Korrupcioni dhe papunsia e lartë, e bejnë jetën të veshtirë, standardi nuk krahasohet me këtu.
«Për shumicën ardhëmeria është në Zvicër, se në vendlindjen e parë apo të vjetër sikur në jetën ekonomike ashtu edhe politike, shumë pak ka ndryshua në të mirë», thote Barbara Burri, e cila e ka percjell dhe hulumtua diasporen shqiptare.
Kosovarët e kanë aranzhuar dhe organizuar jetën ketu.Po zviceranet me kosovaret? Albanologu Schader shpreson, se populli Syrian, e ai i Eriteres, e ata te afrikes se veriut jo vetem përkohësisht por në një kohë më të gjatë, nuk do ta kenë rolin e shtypurit dhe që integracioni do të bëhët edhe këtu.